Lajmet e fundit

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nga sot vendi futet në një fazë të errët.
Ai ka shtuar se pas tre muajve vonesë u themeluan institucionet me tri metoda të dëmshme dhe të turpshme, njofton Klan Kosova.
“Metoda e parë, krijimi i shumicës parlamentare me kontrabandim, e dyta metoda me pazare dhe e treta kjo qeveri u votua me dakordimin e Beogradit”, ka thënë Hoti në kuvend.
Hoti më tej ka vazhduar se nga sot si LDK nisin luftën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
“Ne nisin sot luftën tonë demokratike për rrëzimin e kësaj qeverie”, ka shtuar ai.
“Është e pafalshme që të kthehet ndikimi i Beogradit në Kosovë. Kjo është ditë fatkeqe për vendin tonë të shtrenjtë”.
“Në krye të qeverisë është personi që vjen nga partia që i ka vënë flakën kuvendit”.
“Vrasjet e pasluftës, uzurpimet dhe shumë veprime joligjore rëndojnë si barrë. Qeveria Mustafa është qeverie vetme të ka ndaluar korrupsionin. LDK nuk do të lejojë këtë qeveri të kthejë venidn prapra”, ka thënë Hoti.