Lajmet e fundit

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka shkruar në një postim në llogarinë e tij në Facebook se Programi i Qeverisë së Kosovës me FMN-i cili ka nisur vitin e kaluar i ka sjellë Kosovës stabilitet ekonomik dhe financiar.
Sipas tij ky program ka kontribuar në rritjen e konfidencës së bizneseve dhe investitorëve të jashtëm në ekonominë vendore, transmeton Klan Kosova.
Hoti ka shtuar se do t`i trajtojnë me shumë kujdes rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të tij:
Programi i Qeverise se Kosoves me FMN, qe ka filluar vitin e kaluar, i ka sjelle Kosoves stabilitet ekonomik dhe financiar. Rritja ekonomike eshte me trend rrites. Vitin 2015 u mbyll me 3.6 per qind rritje ekonomike, investimet e jashtme u trefishuan, kredite u rriten ndjeshem dhe kishte renie te kredive te keqija. Numri i bizneseve dhe punesimi u rriten.
Programi me FMN ka kontribuar ne rritjen e konfidences se bizneseve dhe imvestitoreve te jashtem ne ekonomine vendore. Ne veqanti u rrit gadishmeria e bankave zhvillimore per te financuar projekte zhvillimore te Qeverise se Kosoves.
Ne jemi te vendosur te vazhdojme me kete program dhe do te trajtojme me shume kujdes rekomandimet e FMN.
.