Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në këtë takim, temë diskutimi do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe, gjë të cilën e ka kërkuar vetë Lajçaku.
Pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët për media. Lajçak gjithashtu do të takojë kryeparlamentaren Vjosa Osmani.
Gjatë vizitës së tij nga 13 deri më 15 tetor, ai do të takohet me të gjithë udhëheqësit politikë, komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
”PPBE-ja planifikon të diskutojë përparimin e bërë që nga rinisja e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja në muajin korrik, si dhe hapat e ardhshëm në negociatat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Bashkimit Europian.
Vizita e diplomatit sllovak në Prishtinë vjen një ditë pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, njofton Klan Kosova.