23.04.2018 · përditësuar para 3022 dite1 min lexim
Platforma e Kadri Veselit, kryetarit të Partisë Demokratike, është një ofertë konkret për pozitën e opozitën që të ketë konsensus kombëtar për çështje madhore në Kosovë.
Kështu ka thënë në Zona B, Rexhep Hoti, nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Të gjitha subjekte e kanë humbur arsyen për të qenë në pushtet, dikush më shumë dikush më pak. Prandaj platforma e Kadri Veselit për çështje madhore – 18 vjet pas luftës në mënyrë – është ofertë konkrete për t’ia ofruar opozitës e pozitës një mundësi që për çështje nacionale nuk ndërlidhet domosdoshmërisht kush është në pozitë e kush jo”.
“Sepse duhet konsensus nacional për temat shtetërore”.
“Klasa politike duhet ta kuptojë që me politikën që po bëhet po dëmtohen të gjithë”.
“Klasa politike në Kosovë gjithashtu duhet të mësojë të jetë e dinjitetshme dhe ta mbrojë substancën e vet”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.