Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, të mërkurën më 29 korrik do të marr pjesë në samitin e partneritetit të Ballkanit Perëndimor, ku pritet të marrin pjesë edhe liderët e vendeve tjera përreth, transmeton Klan Kosova.
Kjo u bë e ditur në njoftimin e publikuar nga Këshilli Atlantik, të cilët e kanë organizuar këtë takim që do të mbahet në formën online përmes platformës Zoom.
Në njoftim thuhet se ky samit ka për qëllim promovimin e hapave konkretë drejt integrimit ekonomik në mes Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, sipas tyre kjo Këshillit Atlantik kjo mund të stimulojë rimëkëmbjen ekonomike pas Covid-19.
"Ndikimet e pritshme ekonomike dhe sociale të pandemisë COVID-19 në Ballkan kërkojnë veprim urgjent rajonal për të shmangur ngecjen e qëndrueshme ekonomike dhe paqëndrueshmërinë e mundshme që vjen me të. Kjo marrëveshje do të tregojë përkushtimin e udhëheqësve për të nxitur rritjen ekonomike duke ndjekur lëvizjen e lirë të mallrave, personave dhe shërbimeve përtej kufijve të rajonit. Masa gjithashtu do të vërë në lëvizje një plan të rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja dhe përshpejtimin e vendosjes efektive të fondeve të rimëkëmbjes COVID-19", thuhet në njoftim.
Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, Serbia do të përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq, Maqedonia e Veriut nga presidenti, Stevo Pendarovski, Mali i Zi nga, ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekuliq dhe Bosnje Hercegovina nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija.