Lajmet e fundit

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë sot në Vushtrri se PDK do të shkojë në opozitë, sepse sipas tij "kjo është zgjidhja e vetme për Kosovën".
“Të gjithë ata që duan ta çojnë në opozitë PDK-në, më 11 qershor duhet të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë Koalicionin tonë”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se është krenar për besimin që i është dhënë për t’i prirë një ekipi atdhetar, kompetent dhe përfaqësues.
“Këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen e Kosovës. Koalicioni i fitores që kemi ndërtuar ne, jo vetëm që i ka frikësuar, por siç po dëshmohet përditë, i ka çoroditur oponentët tanë politikë. Jam i sigurt se më 11 qershor, qytetarët e Kosovës do të përcaktohen për ne”, ka thënë Hoti, transmeton Klan Kosova.