Lajmet e fundit

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se seanca e sotme u ndërpre për shkak të pazareve të ulëta të cilat vet PAN e AKR i kanë bërë.
Këto reagime Hoti i bëri pas ndërprerejs të seancës konstituive në Kuvend, transmeton Klan Kosova.
''Për shkak të pazareve të ulëta të atyre që kërkuan. Kjo është një ditë fatkeqe për qytetarët e vendit duke qenë se është arritur një koalicion. Qytetarët prej pazareve po pësojnë. Ka vetëm pazare për poste për projekte të ndryshme. Nuk janë paraqitur as AKR as PAN në Kuvend''.