30.10.2020 · përditësuar para 2101 dite1 min lexim
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka premtuar se do të zbardhet rasti i vjedhjes spektakolare që ndodhi në prill të vitit 2009, kur u vodh Dhoma e Dëshmive në Policinë e Kosovës.
Pos kësaj, Hoti i ka quajtur “krejt spekulime” deklarimet se me shuarjen e Task-Forcës kundër korrupsionit nga ana e Qeverisë do të shtyhet edhe liberalizimi i vizave për kosovarët.
Ai ka paralajmëruar reforma të reja në polici përmes organogramit që, sipas tij, përkrahet dhe mbikëqyret nga aleatët ndërkombëtarë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.