“Shumicën e kohës jemi marrë me parandalimin e koalicionit PAN mbështetur edhe nga PSD-ja që të hyjë në dialog me Serbinë në kundërshtim me Kushtetutën, me ndërhyrjen e kryeministrit në drejtësi dhe Agjencione të Pavarura, me shkeljet ligjore gjatë depërtimit të shtetasve turq, me tentativën e koalicionit PAN për tu ikur obligime ndërkombëtare, me faljen e taksave të rezervës pa përfillur ligjin, me presidentin pasi që ai nuk kryente obligimet e tij kushtetuese. Kështu që kjo legjislaturë ka qenë arenë konfrontimesh pozitë, opozitë për të pritur ligjshmërinë kushtetueshmërinë e Kosovës e jo debat për avancimin e politikave me interes të qytetarëve. Si opozitë kemi pasur përballë një koalicion prej 24 partive por që përfaqësonin 1/3 e elektoratit në Kosovë, një koalicion pa legjitimitet, jo profesional, me vendimmarrje ad-hock të bazuara në interesa të ngushta politike dhe të grupeve të interesit .është realizuar vetëm 30 për qind e agjendës legjislative të këtij Kuvendi dhe atë vetëm për shkak të vullnetit të opozitës për të mbështetur ligjet specifike. Kjo legjislaturë po mbyllet me shumë seanca të hapura me mbi 100 pika në pritje për miratim si ligje, rezoluta dhe çështje të tjera”, tha ai.
Lajmet e fundit





