Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit dhe poetit Ramadan Musliu.
Hoti tha se Musliu i dha ndihmesë të madhe politikës dhe kulturës.
"Jam thellësisht i tronditur nga kumti i zi i shkuarjes në amshim të poetit, kritikut letrar e publicistit tonë Ramadan Musliu. Përveç veprimtarisë krijuese e studimore, Ramadan Musliu dha ndihmesë të dallueshme edhe në fushën e informimit dhe të politikës, një herë si deputet i Kuvendit të Kosovës, e pastaj si keshilltar i ministrit të Kulturës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe lexuesve të tij të shumtë!".
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3761896567205003