Lajmet e fundit

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka mbajtur një konferencë në lidhje me ligjin e ri të pagave për sektorin publik.
Ai ka thënë se nuk kanë asnjë plan që t’i ulin pagat askujt, njofton Klan Kosova.
“Ne nuk ulim paga për askënd. Ajo çka do të bëjmë është harmonizimi i tyre, pra njerëzit që kryejnë punën e njëjtë do të marrin edhe pagë të njëjtë”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se Qeveria nuk ka në plan zvogëlim të pagave, madje ka shtuar se mendojnë që të bëjnë rritjen e tyre, pasi për vitin 2017 edhe buxheti është më i madh.
“Buxheti secilin vit po shkon duke u rritë dhe me të do të rriten edhe pagat”, ka shtuar Hoti.
Hoti ka siguruar të gjithë shërbyesit publik, si policinë, mësimdhënësit, mjekët, zjarrfikësit dhe të tjerët se paga e tyre nuk do të ulet.