Lajmet e fundit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin se po merret me çështje të inspektorëve e jo me ato të bujqësisë.
Hoti në një postim në Facebook ka shkruar se Peci “është bërë inspektor kundër duhanit”.
Ai mes tjerash thekson se investimet kapitale në bujqësi për tre muajt e parë të këtij viti janë zero për qind.