Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, është kundërpërgjigjur kritikave të Lëvizjes Vetëvendosje se marrëveshja e Washingtonit është e dëmshme për Kosovën.
Ai në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, tha se kushdo që thotë se marrëveshja për normalizimin ekonomik me Serbinë e ka cenuar sovranitetin e vendit, e ka gabim.
Hoti shprehet i bindur se kjo marrëveshje veçse e ka fuqizuar vendin.
"Hap tepër i madh, i jashtëzakonshme për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nënkupton njohje reciproke. Kushdo që ka dyshime që kjo marrëveshje cenon sovranitetin e vendit e ka gabim".
Kreu i Qeverisë i është kundërpërgjigjur edhe Vjosa Osmanit.
Ai tha se cilësimet e kryetares së Kuvendit se është arrogant nuk qëndrojnë.
“Osmani e kupton që është gabim pas tri viteve. Mund të numërojë 119 deputetë që mund të bëjnë punën më mirë se ajo”.