Lajmet e fundit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjës Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj mbledhjës së sotme të Qeverisë.
Ai me këtë rast ka thënë se kjo edhe një herë tregon mungesë të kompetencës.
"Mbledhja e sotme e Qeverisë në dorëheqje reflekton edhe një herë mungesën e kompetencës të Kryeministrit në dorëheqje dhe mega qeverisë së tij, me 5 zëvendëskryeminsitra, mbi 20 ministra, 80 zëvendësminitra e qindra këshilltarë."
Sipas Hotit kjo nuk është një gjë e re.
Numri një i Grupit Parlamentar të LDK-së, tregoj disa nga vendimet e antikushtetuese të Qeverisë Haradinaj.
Lista e vendimeve kundërkushtetuese sipas Hotit:
- falja e 50 mil euro prodhuesve të ujit,
- ndarja e mjeteve pa procedura, siç ishte rasti i mbi 800 mijë euro për një OJQ,
- urdhërimi i prokurorit si të veprojë në një rast hetimor,
- shkarkimi i Bordeve të Ndërmarrheve Publike që i përgjigjen Kuvendit,
- shkarkimi i Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,
- vendimi, e më vonë tërhqeja, për shpronësim të një objekti privat,
- dhënja e tokave të AKP-së komunave me shumicë serbe etj.
Lista e vendimeve antikushtetuese të kësaj qeverie është e gjatë. Riparimi i dëmeve do të marrë kohë. Por, ne jemi të vendosur për këtë, ka theksuar në fund Avdullah Hoti.