Lajmet e fundit

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, të martën ka pritur në takim disa përfaqësues të “The Heritage Foundation”, (në mënyrë specifike, Heritage Foundation në partneritet me “The Wall Street Journal” shqyrton performancën e politikave tregtare të vendeve të botës dhe bën publikimin e hulumtimit vjetor "Indeksi i Lirisë Ekonomike"), me ç’rast ka marrë lajmin se Kosova është radhitur e 84-ta me rend në raportin e këtij institucioni të quajtur “Indeks i Lirisë Ekonomike”.
Kjo është hera e parë kur Liria Ekonomike e Kosovës vlerësohet përmes një indeksi.
“Vlerësimi i Kosovës për herë të parë dhe pozicionimi në vendin e 84 në këtë raport është një e arritur për vendin tonë. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme kur kemi parasysh që këtë herë Kosova sa i përket lirisë ekonomike në këtë publikim është ranguar më mirë se sa disa vende të rajonit dhe BE-së”, ka thënë ministri Hoti, njofton Ministria e Financave, transmeton Klan Kosova.
Heritage Foundation është një nga vlerësuesit për Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation - MCC). Në mënyrë specifike, Heritage Foundation në partneritet me “The Ëall Street Journal” shqyrton performancën e politikave tregtare të vendeve të botës dhe bën publikimin e hulumtimit vjetor "Indeksi i Lirisë Ekonomike".
Ky hulumtim shërben si bazë për notim nga ana e MCC të indikatorit të "Politikave Tregtare" tek "Liritë Ekonomike" të vendeve të ndryshme