Lajmet e fundit

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dhënë qëndrimin e tij sa i përket takimit të sotëm konsultativ, të mbajtur në mes partive politike.
Hoti pas mbledhjes, tha se të gjitha vonesat për krijimin e institucioneve, po ndodhin për shkak të bllokimit që po bënë koalicioni PAN, transmeton Klan Kosova.
''Është takimi i dytë konsultativ dhe ende nuk kemi marrëveshje''. Institucionet e vendit ish dashtë të krijohen dhe kjo tregon papërgjegjësin e PDK-së dhe koalicionit të tyre''.
Këto deklarime zyrtari i LDK-së, i dha në një konferencë për media, derisa përfundoi se vonesat e tilla ''janë të papërgjegjshme''.