Lajmet e fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës në koalicion me Aleancën Kosova e Re, në mandatin e ardhshëm qeverisës, do të krijojnë një platformë tëdiskutimit për të gjithë spektrin politik që përfshinë pozitën e opozitën, për të zgjidhur problemin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Kështu tha Avdullah Hoti në Magazina Zgjedhore, i cili është pretendenti për kryeministër, i këtij koalicioni, derisa shtoi se jo gjatë kohë do kalojë dhe Kosova do të rihap dhe procesin e Demarkacionit me Serbinë, njofton Klan Kosova.
''Brenda Lidhjes Demokratike ka zëra pro gjithmonë. Do sigurohem që të krijojmë një platformë të diskutimit me të gjitha subjektet politike në vend. Duhet të jemi gati krejt spektri politik, për të gjetur zgjidhje në këtë çështje të Demarkacionit. Së shpejti do të hapim dhe problemin e Demarkacionit me Serbinë.
''Ne do jemi pozitë. Me përkrahjen që kemi gjithandej në Kosovë nuk kam dyshim se ky koalicion do fitojë këto zgjedhje''.
''Do krijojmë një platformë të krejt spektrit, sepse Demarkacioni i Malit të ZI E NESER ME Serbinë nuk ësht ëvetëm qështje e Qeverisë por e gjithë vendit''.
''Ka pasur një raport nga komisioni shtetëror. Është raporti i një komisioni të ekspertëve ndërkombëtar, është tjetri komision nga akademia e shkencës. Unë duhet t’ju besoj ekspertëve të NATO-së. Do nxjerrim gjithë informatat në tavolinë. Do maksimalizojmë transparencën''.
Në përfundim Avdullah Hoti po ashtu tha se gjithë procesi i Demarkacionit me Malin e Zi, lidhet me liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës, njofton Klan Kosova.
''Liberalizimi i vizave është e lidhur me demarkacionin me Malin e Zi. Ky është koalicioni është ai i cili do merret me vendimet më të vështira dhe më të mëdha në këtë vend''.