Lajmet e fundit

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka vizituar disa biznese në Parkun e Biznesit në Drenas me ç’rast ka theksuar mbështetjen e Qeverisë për zhvillimin e bizneseve duke vlerësuar se zhvillimi i sektorit privat është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.
“Është kënaqësi që të vizitosh kompani vendore dhe investitorë të jashtëm që janë vendosur këtu dhe prodhojnë me standardet më të larta të cilësisë, prodhime këto me eksport të siguruar në vende të BE-së”.
Hoti theksoi se janari i këtij viti ka qenë më i mirë se janari i vitit 2020 që, sipas tij, nënkupton se Kosova po i kthehet gradualisht normalitetit.