Lajmet e fundit

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas hedhjes së gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kjo është fatkeqe për vendin. Mesazhe të tilla nuk bën t’i qojmë miqve ndërkombëtarë”.
“LDK është e vendosur që kjo punë duhet të merr fund sot. Ky është qëndrim i grupit tonë parlamentar dhe nuk do të dorëzohemi para asnjë kërcënimi dhe formave të tilla që të prishet seanca”, u shpreh ai.