13.03.2018 · përditësuar para 3064 dite1 min lexim
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar shpërbërjen legjislaturës aktuale të kuvendit, njofton Klan Kosova.
Kjo kërkesë e tij ka ardhur, pasi që deputetët nuk po marrin pjesë në votim, edhe pse janë në sallë, për të votuar rekomandimet lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave.
“Duhet të procedojmë me shpërbërjen e kuvendit, nëse vazhdohet kjo praktikë”.
“Po shihet që koalicioni qeverisës nuk i ka numrat, prandaj këtu shihet se nuk mund të votohet asgjë tjetër”.
“Nëse vazhdoni me këtë praktikë nuk do të marrim pjesë në asnjë votim”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.