Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e Komunave të Kosovës.
Pas këtij takimi, ai ka bërë një prononcim para gazetarëve ku ka theksuar se është ndarë i kënaqur nga ky takim.
“Diskutuam për ndarjen e këtij buxheti prej 10 milionë eurosh, plus shtesa prej 29 milionë eurosh që komunat i kanë në dispozicion për t’i shpenzuar për çështje të ndryshme”.
“Biseduam gjerësisht për fillimin e vitit të ri shkollor. U prezantua master plani se si hapen shkollat dhe çfarë ndodh në rast se në një shkollë na paraqiten raste me COVID-19”.
“Bëmë një vlerësim të situatës me pandeminë. U dakorduam se si do të veprojmë tutje. Unë jam tejet i kënaqur me diskutimin me kryetarët e Komunave”.
“Master plani do të kalojë në qeveri dhe vendimit do ta marrë Ministria e Arsimit duke shqyrtuar protokollet se çka do të ndodhë nëpër shkolla. Sa i përket buxhetit, komunat kanë në dispozicion 29 milionë euro”.
“Nuk është fare çështja te buxheti, por është tek procedurat që duhet të ndiqen”.
“Ngadalë është krijuar kultura qytetare për respektimin e masave. Nuk do të ketë shumë nevojë për masa forcuese, por për më shumë për këshilla. Nuk mund të them se do të shkojmë kah lirimi i masave sepse numri i rasteve me fatalitet është ende i lartë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.