Lajmet e fundit

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, po e përkrah protestën që po bëhet në Mushtisht të Suharekës.
Përmes një statusi në Facebook, ai ka thënë se po protestohet me të drejtë por protesta duhet të jetë paqësore, njofton Klan Kosova.
"Ne Mushtisht me te drejte protestohet, por protesta duhet te jete paqesore. Nje proteste paqesore u dergon mesazh te qarte miqve te Kosoves se pavarur se krimet sa me pare duhet te zbardhen, kryesit e krimeve te denohen dhe te kete kerkim falje. Nje proteste paqesore na ngrit neve si popull dhe na dallon nga kryesit e krimev", ka shkruar ai.