Lajmet e fundit

Erdhën për vizitë në Bankën Qendrore të Kosovës.
Kryeministri, Avdullah Hoti, i shoqëruar edhe nga vartësja e tij Hykmete Bajrami, e cila drejton dikasterin e ekonomisë në vend, të hënën shkuan për vizitë në Bankën Qendrore, prej nga ku bënë të ditur se do t’i dizajnojnë masat për rimëkëmbje ekonomike me ndihmën e BQK-së.
Nikoqiri i këtij takimi, guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, tha se në këtë drejtim do ta mbështesin Qeverinë, derisa sipas tij ekonomia e vendit do të shënojë rënie këtë vit.
Gjatë kësaj konference Hotit iu bënë edhe një sërë pyetjesh të tjera, derisa ky u përgjigj edhe në vend të ministres Bajrami lidhur me skandalin e Thesarit.
Në këtë takim u tha se është përmbyllur një vit i suksesshëm sa i përket stabilitetit bankar.