Lajmet e fundit

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se për çështjen e të pagjeturve do të informojë Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Çështje të Personave të Zhdukur për angazhimet që ka ndërmarrë Qeveria e tij.
Ai tha se këtë temë të ndjeshme e ka në fokus, njofton Klan Kosova.
“Çështja e personave të pagjetur është ndër pasojat më të rënda të luftës. Unë këtë çështje e kam trajtuar me prioritet të lartë. Prandaj, të hënën me datën 09 nëntor 2020, bashkë me anëtarët Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe zyrtarë të institucioneve të tjera, do ta informoj Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Çështje të Personave të Zhdukur, për angazhimet e Qeverisë lidhur me këtë çështje, përfshirë edhe zhvillimet aktuale rreth kërkimeve dhe gjetjes së mbetjeve mortore të të pagjeturve”.