Lajmet e fundit

Pas Washigntonit, një takim i nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në Bruksel.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 7 shtator, të hënën që vjen, do të diskutojnë atje çështje rreth komuniteteve dhe pronave.
Takimin e tyre e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media.
Takimet në mes të Hotit dhe Vuçiqit përsëri do të ndërmjetësohen nga Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së dhe Miroslav Lajcak, i dërguar special i BE-së për procesin e dialogut.