Lajmet e fundit

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nëse ministri i financave Avdullah Hoti, nuk e nënshkruan së shpejti garancionin e sovranitetit për blerjen e 51 autobusëve të rinj, atëherë ai bashkë me qytetarët do e kërkojë këtë në mënyrë tjetër, njofton Klan Kosova.
E kjo bëri që kryesuesi i kuvendit Halim Halimi të thërras në takim ministrin e financave, Avdullah Hoti.
Por as kryesuesi e as ministri nuk i kishin ftuar në takim as kryetarin e Prishtinës e as zëvendësin e tij.
E për këtë qasje, nënkryetari Dardan Sejdiu kërkoi sqarim nga ministri, i cili nuk i ofroi atë.
Sipas Hotit është komuna e Prishtinës ajo e cila nuk po plotëson kushtet që ministria i ka kërkuar për të nënshkruar garancionin e sovranitetit.
Por Sejdiu thotë që këto kushte janë plotësuar tashmë.
E ministri nuk po i vlerëson të ligjshme nënshkrimet e komisionit të aksionarëve për ndërmarrjet publike.
Sipas tij komisioni i aksionarëve duhet të marrë autorizim nga kuvendi komunal.
Hoti premton se kjo çështje do rregullohet tashmë.
Por edhe para ardhjes së Hotit në zyrat e komunës, Shpend Ahmeti, ia bëri me dije se i intereson vetëm që qytetarët të bëhen me autobusë të rinj.
Kronikën e përgatitur nga gazetarja Arbresha Fazliu mund ta ndiqni më poshtë me të gjitha detajet tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=ByXulNVKBwc&feature=youtu.be