Lajmet e fundit

Avdullah Hoti ministri i Financave është takuar me kryesuesin e Kuvendit komunal të Prishtinës, Halim Halimin me kërkesë të këtij të fundit.
Pas takimit janë marrë vesh që nesër të futet si pikë e rendit të ditës çështja e blerjes së 51 autobusëve.
"Do e çojmë këtë qeshtje përpara pa kryetarin e komunës së Prishtinës".
Hoti tha se që nga shkurti komunës së Prishtinës i është dorëzuar një dokument ku kërkohet që çështja e hua-marrjes për blerjen ë këtyre autobusëve të kaloj përmes Kuvendit Komunal gjë që kryetari ka refuzuar ta bëjë.
Halimi tha se kjo është zgjidhja e fundit e cila ka mbetur për blerjen e këtyre autobusëve, njofton Klan Kosova.