Lajmet e fundit

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka përshëndetur votimin e kërkesës ligjore të kësaj ministrie, për autobusët në kryeqytet, njofton Klan Kosova.
“Falënderoj kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, z. Halim Halimi për futjen në rend të ditës votimin e garancisë për kredinë e Trafikut Urban për blerjen e autobusëve.”
“Pas kalimit të kësaj pengese, që konsideroj që ishte e panevojshme, këtë çështje do ta procedojmë për votim në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.
Ky është postimi i plotë i Hotit:
“Falënderoj kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, z. Halim Halimi për futjen në rend të ditës votimin e garancisë për kredinë e Trafikut Urban për blerjen e autobusëve.
Falënderoj këshilltarët e Asamblesë Komunale për votimin e kërkesës ligjore të Ministrisë së Financave, e bazuar plotësisht në Ligjin për Borxhin Publik. Pas kalimit të kësaj pengese, që konsideroj që ishte e panevojshme, këtë çështje do ta procedojmë për votim në Kuvendin e Kosovës.
Votimi i sotëm i Asamblesë komunale, duhet të shihet vetëm si fitore e kërkesës për zbatueshmerinë e ligjit në Kosovë.”