Lajmet e fundit

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se 27 votat e deputetëve të LDK-së janë në favor të ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
"‘Keqinterpretimi’ i qëllimshëm që disa medie po i bëjnë postimit të deputetit Ramiz Kelmendi është përpjekje e kotë për zhvendosjen e vëmendjes nga pamundësia e koalicionit qeverisës për t’i siguruar të gjitha votat e shumicës së brishtë parlamentare".
"Koalicionit qeverisës i takon t’i siguroj 62 vota. Nuk mund të arsyetohen me refuzimin e deputetëve serbë, për shkak se me votat e tyre e mbajnë në këmbë qeverinë e brishtë”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.