Lajmet e fundit

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka thënë sot se ministria të cilën e udhëheq ka shtuar 23 milionë euro për fondet e pensioneve.
Sipas tij tani i mbetet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Socialë që t`i përcaktojë kriteret për përfituesit.
Gjatë një konference për media së bashku me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza, Hoti ka njoftuar se Kosova ka 40 mijë pensionistë kontributdhënës me 140 euro në muaj dhe ka folur edhe për Ligjin për Skemat Pensionale.