17.11.2015 · përditësuar para 3911 dite1 min lexim
Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës Projektbuxhetin për vitin 2016.
Hoti ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm është buxhet i zhvillimit ekonomik, pasi ka rritje në shumicën e linjave buxhetore, njofton Klan Kosova.
"Presim që në vitin 2016 rritja ekonomike të jetë 3,8 për qind, ndërsa në tri vitet e ardhme 4,3 për qind. Eksportet pritet që të rriten 7 për qind".
"Të hyrat pritet që të jenë 1,598 miliard euro, që është rritje e konsiderueshme në krahasim me vitet e shkuara. Nga ana tjetër shpenzimi buxhetor pritet që të jetë 1,68 miliard euro".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.