Lajmet e fundit

Nga dita e nesërme në kinemanë ABC në Prishtinë, do të shfaqet filmi i animuar “Hotel Transylvania 2” në 3D, duke filluar nga ora 15:00, transmeton Klan Kosova.
Filmi i përket zhanrit komedi dhe në rolet kryesore luajnë: Selena Gomez, Adam Sandler, Nick Offerman, Steve Buscemi dhe Andy Samberg.
TEMA: Grupi i filmit, kthehet edhe për një aventurë komedie të Hotel Transilvanisë 2. Hoteli, që ishte i paraparë vetëm për monstra, tani i hap dyert edhe për njerëz. Por, Draku mërzitet që nipi i tij gjysmë njeri-gjysmë vampir nuk tregon shenja se është vampire i ivërtetë. Kështu, Draku i angazhon miqtë e tij që ta stërvisin nipin. Por, askush nuk e di që gjyshi Vladi po vinte për vizitë në hotel. Kur aie kupton se nipi nuk ishte me “gjak të pastër”, dhe kur sheh që edhe njerëzit mund të vijnë në hotel, fillon katrahura.