Lajmet e fundit

Protestuesit kanë hyrë me forcë në dhomën qendrore të parlamentit të Hong Kongut pas një rrethimi për disa orë.
Dhjetëra demonstrues thyen xhamin e ndërtesës së Komisionit Legjislativ, njofton Klan Kosova.
Qindra prej tyre më pas hynë në ndërtesë, duke shkruar mesazhe.
Trazirat janë vazhdim i protestave të shumta paqësore që mblodhën mijëra njerëz në rrugët e Hong Kongut, të cilët kundërshtuan ligjin mbi ekstradim.
Gjatë paradites së të hënës, policia paralajmëroi se do ta përdorë forcën, nëse protestuesit i thyejnë xhamat e kësaj ndërtese. Më vonë, ata thanë se do ta arrestojnë secilin person që e kalon portën e metaltë të saj.
<iframe width="400" height="500" frameborder="0" src="https://www.bbc.com/news/av/embed/p07fp921/48821640"></iframe>