Ekipi kosovar i filmit ''Home'' është kthyer në kryeqytet si fitues i çmimit BAFTA.
E në konferencën e mbajtur për media, aty u tha se ky film i ndihmon Kosovës të prezentohet jashtë kufijve, njofton Klan Kosova.
Ekipi ka thënë se ka qenë sfidë e madhe njëkohësisht kënaqësi të punojnë me Daniel Mulloy dhe t’ i tregojnë botës se rinia kosovare vlen shumë.
Sipas tyre, për filmin është punuar me vullnet të madh shkaku se edhe Kosova ka kaluar me të njëjtën rrugë me herët.
Aty janë falënderuar të gjithë ata qe kanë përkrahur realizimin e këtij filmi, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.