Lajmet e fundit
Gjakova nesër shënon Ditën e Dëshmoreve me Homazhe në varreza dhe Akademi Përkujtimore.

17 maji, Dita e Dëshmorëve në Gjakovë, nesër do të shënohet me homazhe në varrezat e Dëshmorëve të kësaj komune.
Gjithashtu, nesër me mbështetjen e Komunës së Gjakovës, në fshatin Shqiponjë, në orën 12:00, organizohet Akademi Përkujtimore për nder të rënies heroike të Dëshmorëve në këtë fshat, njofton shërbimi për informim i komunës.