Dita e shtunë do të vazhdojë me ngjarje sportive.
Ndeshja e fundit nga futbolli gjerman do të jetë ajo e barazhit për një vend në Bundesligë mes Holstein Kiel – Koln që do të jetë vendimtare për të dy skuadrat.
Takimi fillon në orën 18:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1.
18:30 HOLSTEIN KIEL – KOLN ART SPORT 1
Ndeshja e dytë e barazhit për një vend në Bundesligë do të zhvillohet në stadiumin “Holstein-Stadion”.
Nikoqirët e Kiel në ndeshjen e parë kanë bërë surprizën duke fituar me rezultat 1-0. Golin për skuadrën modeste që sezonin e përfundoi në vendin e tretë në Bundesliga 2, e shënoi Simon Lorenz në minutën e 59-të.
Megjithëse ishte një ndeshje e dominuar nga Kolni, Holstein Kiel tani ka gjasa më të mëdha për ta siguruar një vend në Bundesligë sezonin e ardhshëm.
Holstein Kiel, 11-shja e mundshme startuese:
Horn, Katterbach, Czichos, Bomauë, Schmitz, Skhiri, Ozcan, Jakobs, Duda, Ëolf, Hector.
Koln, 11-shja e mundshme startuese:
Gelios, Neumann, Wahl, Komenda, van de Bergh, Bartels, Lee, Ignjovski, Hauptmann, Porath, Serra.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.