Lajmet e fundit

Me një vendim befasues, Francois Hollande, ka lajmëruar se ai nuk do të rikandidojë për një mandat të dytë presidencial në Francë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Kam vendosur që të mos jem kandidat për rimarrjen edhe të një mandati”, ka thënë lideri socialist, në një adresim direkt në televizion.
Hollande i cili gëzon popullaritet të madh në Francë, është bërë presidenti i parë aktual në historinë e Francës moderne, që nuk do të rikandidojë për postin e tij.
Ai ka thënë se është i vetëdijshëm për rreziqet që vijnë me rikandidimin dhe se e di se kërcënohet nga krahu i ekstremit të djathtë në Francë.