Hollande në Bataclan: Do t'i luftojmë pamëshirshëm terroristët
Pas masakrës në Paris, presidenti francez ka vizituar një nga skenat më të mëdha të krimit duke premuar se shteti do të jetë i pamëshirshëm me terroristët.
14.11.2015 · përditësuar para 3914 dite1 min lexim
Presidenti francez, Franoçois Hollande ka vizituar Bataclanin, hallën e koncerteve ku raportohet të jenë vrarë rreth 120 persona.
Ai ka thënë se Franca do të jetë e pamëshirshme në gjurmimin e terroristëve, njofton Klan Kosova.
“Për të gjithë ata që kanë parë këto gjëra të tmerrshme dua të them se do të fillojmë një luftë të pamëshirshme”.
“Sepse kur terroristët janë të gatshëm për tmerre të këtilla, ata duhet ta kenë të qartë se do të përballen me një Francë të përkushtuar, të bashkuar, një Francë që është unike dhe nuk lejon që të luhet me të, paçka se sot jemi të trishtuar”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.