Lajmet e fundit

Presidenti francez Francois Hollande do t’i kërkoj Theresa May të filloj bisedimet për daljen e Britanisë nga BE-ja sa me shpejt, më vonë në një takim, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Kryeministrja e re e Britanisë ka deklaruar që nuk dëshiron të filloj procesin formal të Brexit deri në vitin 2017.
Mirëpo Hollande ka refuzuar çdo lloj të para-negociatave, dhe ka deklaruar që Britania nuk mund të këtë qasje në tregun e lirë pa pranuar lirinë e lëvizjes së njerëzve.
Hollande do të pres May në një darkë punuese në Elysee Palace.
Kjo vjen pas bisedimeve të saj për Brexit me Kancelaren Gjermane Angela Merkel në Berlin.