Lajmet e fundit

Holanda ka mposhtur Anglinë në një ndeshje miqësore. Të parët në epërsi kanë kaluar albionët me golin e sulmuesit në top formë Jamie Vardy në minutën e 41-të, kjo zgjati pak pasi në të 50-ën shifrat i barazoi Vincent Janssen nga penaltia.
Për ta mbyllur ndeshjen me fitore për tulipanët u përkujdes Luciano Narsingh në minutën e 77-të.