Lajmet e fundit

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, u takua me Ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.
Gjatë takimit u diskutua procesi i integrimit evropian të Kosovës, më theks të veçantë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjendën Evropiane për Reformave dhe procesin e liberalizimit të vizave, njofton Klan Kosova.
Ministri Reka falënderoi ambasadoren Ëillems për përkrahjen e vazhdueshme të Holandës, dhe njëkohësisht theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit për t’u përshtatur me dinamikën e këtij procesi.
Njëkohësisht Reka potencoi se liberalizimi i vizave është jetik për qytetarët e Kosovës dhe nevojitet përkrahja e Holandës dhe shteteve të tjera anëtare të BE-së për të përmbyllur këtë kaptinë. Poashtu, Ministri Reka kërkoi përkrahjen dhe mbështetjen e Holandës në procesin e përgjithshëm integrues.
Nga ana e saj Ambasadorja Willems konfirmoi mbështetjen e Holandës për aspiratat e Kosovës për integrim evropian. Ajo rikonfirmoi rëndësinë e implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendën Evropiane, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të shohin rezultatet konkrete në jetën e përditshme të tyre. Lidhur me liberalizimin e vizave, Ambasadorja Willems theksoj që Kosova duhet të tregoj rezultate konkrete në implementimin e vazhdueshëm të të gjitha kritereve, specifikisht të atyre të lidhura me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po ashtu, theksoi përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona specifikisht në fushën e integrimit evropian dhe sundimit të ligjit.