Lajmet e fundit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në një takim njoftues, ambasadoren e re të Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems.
Gjatë këtij takimi, Lumezi ka njoftuar ambasadoren holandeze se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi.
Po ashtu Lumezi ka sqaruar para ambasadores Willems, veprimet që po i merr Prokurori i Shtetit, për të rritur efikasitetin në luftë kundër korrupsionit, për të pasur rezultate konkrete në luftën kundër kësaj dukurie negative dhe njëherësh ka vënë në pah edhe progresin e shënuar gjatë gjashtë muajve të fundit.
Ndërkaq, ambasadorja holandeze, Gerrie Willems, i ka ofruar mbështetjen dhe përkrahjen e shtetit holandez, për sistemin prokurorial të Kosovës, transmeton Klan Kosova.