Lajmet e fundit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim njoftues ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.
E para e drejtësisë në Kosovë uroi ambasadoren Willems për detyrën e re dhe njёherit shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, jo vetëm në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, por edhe në kuadër të Integrimeve Evropiane.
Në takim, ministrja e drejtësisë u zotua për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit me Ambasadën dhe Ministrinë e Drejtësisë së Holandës.
Ambasadorja Willems, shfaqi qëndrimet e shtetit holandez për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofrimin e ndihmës në rrugën e Integrimit Evropian, transmeton Klan Kosova,