Lajmet e fundit

Ambasadori gjerman Hellmut Hoffmann mendon se ulja e varfërisë, arsimimi dhe përfshirja sociale janë objektiva mjaft të rëndësishme për Shqipërinë.
Gjatë inaugurimit të sistemit të ngrohjes në qendrën ditore për fëmijë në Cërrik, Hoffmann theksoi se qeveria gjermane është e përfshirë seriozisht në investime në Shqipëri që prej 25 vitesh.
Por duke u ndalur në situatën aktuale që po kalon vendi ynë ai këmbëngul se arsimi profesional duhet që të marrë patjetër zhvillim dhe se në fund të ditës shqiptarët duhet të mendojnë për veten.
Gjatë paradites së të martës në qytetin e Cërrikut u zhvillua ceremonia për inaugurimin e Sistemit Fotovoltaik dhe Sistemin e ngrohjes në Qendrën ditore “balonat” në Cërrik. Ndërtimi i qendrës ditore është mundësuar me financim të Qeverisë Gjermane.
Në këtë event morën pjesë Mons. George FRENDO, President i Caritas-it Shqiptar, Z. Hellmut Hoffmann, Ambasadori i Republikës së Gjermanis në Shqipëri, Ing. Victor Sciberra, Drejtori