Lajmet e fundit

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffman ka përsëritur edhe njëherë se të gjitha kërkesat për azil të paraqitura në Gjermani nga shtetasit shqiptarë do të refuzohen.
Në një intervistë për “Top Show”, Hoffman ka thënë se shqiptarët aplikojnë për azil duke nisur nga arsyeje ekonomike, gjë që sipas tij, është gabim.
Ai ka theksuar se azil përfitojnë vetëm shtetasit të cilëve iu rrezikohet jeta në vendet e tyre të origjinës, duke marrë si shembull Sirinë.
I pyetur në lidhje me mundësinë e punësimit të shtetasve shqiptarë në Gjermani, Hoffman ka deklaruar se ka një tjetër procedurë që duhet të ndjekin të gjithë të interesuarit për një gjë të tillë, transmeton Top Channel.