Lajmet e fundit

Ambasadori gjerman Helmut Hoffman kërkon që çështja e azilkërkuesve të lihet jashtë debatit partiak. I pranishëm në komisionin e jashtëm parlamentar Hoffman jep edhe një këshillë, të gjenden arsyet që i bëjnë shqiptarët të kërkojnë azil.
“Në fillim pritja e azilkërkuesve ishte shume "bujare" në kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre por edhe të parave që u jepeshin. Këshilla ime është që çështja e azilkërkuesve të lihet jashtë debatit partiak. Këshilla ime është të "gërmoni" në arsyet që i bëjnë shqiptarët të kërkojnë azil”, tha Hoffman.
Gjermania tha ambasadori më tej, mbështet integrimin e Shqipërisë, por nuk harron të përmendë se gjuha e ashpër e akuzave nuk ndihmon këtë proces integrimi. Reforma në drejtësi është kyçe, tha Hoffman.
“Reforma në drejtësi, kyçe. Ekspertët që asistuan reformën, shumë të mirë. Ne nuk mjaftohemi vetëm me ndryshimet teknike, për ne e rëndësishme është implementimi. Korrupsioni është problem në drejtësi, atëherë gjyqatarët nuk mund të mbeten të paprekur nga reforma”, deklaron Hoffman./Tch