Lajmet e fundit

Menaxheri i Anglisë, Roy Hodgson ka thënë se sulmuesi Daniel Sturridge duhet ta dëshmojë se e meriton që të jetë zgjedhja e parë në sulmin e kombëtares.
Sturridge është ballafaquar me lëndime në 12 muajt e fundit, ndërsa ka munguar për shkak të lëndimit në gju edhe në ndeshjen kundër Tottenham Hotspur, këtë të shtunë.
“Nuk mund të them se ky apo ai është numri një në sulmin tonë”.
“Nuk jam i gatshëm ende që t’i them Rooneyt, Sturridge apo Kane se ti je sulmuesi kryesor”, ka thënë Hodgson.
Hodgson ka thënë që shpreson që Sturridge të jetë i gatshëm për ndeshjet kundër Spanjës dhe Francës, transmeton Klan Kosova.