Lajmet e fundit

Gjatë ditës së sotme, Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, Gjenerallejtënant Ben Hodges, ishte për vizitë zyrtare në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Në një konferencë të përbashkët për media me Komandantin e FSK-së Gjenerallejtënant Rrahman Rama, Hodges ka deklaruar që ndihet optimist për të ardhmen e Kosovës, nga ajo se çfarë ka parë tek FSK-ja.
“Në Amerikë, ushtria është institucioni që bën bashke njerëzit dhe ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të talentit të tyre dhe besoj që FSK-ja mund të ofroj të njëjtën gjë nën udhëheqjen e Komandantit Rama. Ajo çka kam parë këtu është mbresëlënëse” ka deklaruar Hodges.
Sa i përket pjesëmarrjes së FSK-së në operacione internacionale, Hodgens u shpreh i kënaqur me operacionin e kërkim-shpëtimit të zhvilluar në Shqipëri ndërsa theksoi rëndësinë e mbështetjes së akterëve politik në vend, veçanërisht të parlamentit, në transformimin e FSK-së.
Ndërsa, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, deklaroi që Hodgens ka rikonfirmuar mbështetjen e Amerikës për Kosovën, njëkohësisht falënderoi stafin e tij dhe ambasadën për mbështetjen e deritanishme.