Lajmet e fundit
Përfaqësuesi i Bjellorusisë dështoi të fitoi trofe gjatë kohës së tij në skuadër, por ka thënë se ajo e tanishmja mund të triumfojë në shumë gara

Ish mesfushori i Arsenal, Alexander Hleb beson se skuadra që tani drejton Arsene Wenger ka aftësinë për të marrë tripletën këtë edicion.
Gunners e kanë nisur mirë këtë edicion, duke u renditur në pozitën e dytë me po aq pikë më pak se lideri i Premierligës, ndërsa kanë marrë katër pikë nga dy ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Dhe Hleb, që dështoi të fitojë trofe gjatë kohës së tij me skuadrën londineze, ka thënë se kjo skuadër ka aftësinë për të fituar trofe.
“Shpresoj që kjo skuadër ta fitojë tripletën këtë edicion”.
“Arsenali ka të gjitha parakushtet për ta bërë këtë gjë dhe unë do të jem fans i tyre”.