Lajmet e fundit

Ish-trajneri i Zvicrës, Ottmat Hitzfeld nuk është aspak i befasuar që top klubet e mëdha evropiane janë të interesuara për Granit Xhakën.
Mesfushori i Borussia Monchengladbach ka qenë i lidhur me një kalim në Arsenal dhe Liverpool këtë sezonë. Por kështu nuk mendon edhe Hitzfeld që shqiptarin e sheh në Bayern Munich.
“Bayern ka nevojë për lojtar me besim të lartë dhe Xhaka saktësisht ka cilësitë të luaj aty”.
“Ai e merr përgjegjësinë që i takon. Alonso nuk është më i ri dhe është shumë logjike që ai do të mund të luajë vetëm një ose dy sezone më shumë. Kjo është një pikëpyetje”, ka thënë Hitzfeld.
Ai ka thënë se Vidal nuk është një lojtar që mund të organizojë lojën, transmeton Klan Kosova.